Sulmuesi shqiptar Arbër Hoxha mund të largohet nga Dinamo Zagreb. Gjatë këtij sezoni, ai luajti 31 ndeshje, shënoi 3 gola dhe dha 3 asiste për ekipin.
Mediet shkruajnë se për 26-vjeçarin ka interes nga klube në Turqi dhe edhe në ligën e dytë të Gjermanisë, Bundesligën 2. Gjithashtu, mund të shfaqet edhe ndonjë ekip tjetër surprizë.
Arbër Hoxha ka kontratë me Dinamon deri në vitin 2027.