Showbiz

E kritikoi për anglishten e dobët, kryebashkiaku i Ersekës MESAZHE fyese ndaj qytetarit (e fton edhe në duel)

Shkruar nga Liberale

E kritikoi për anglishten e dobët, kryebashkiaku i Ersekës

Disa ditë më parë u publikua një video nga një takim zyrtar mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe autoriteteve vendore shqiptare.

Nga ky takim, kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai, u bë objekt memesh në rrjet për shkak të anglishtes dhe përmendjes së çuditshme të Donald Trump-it gjatë diskutimeve për integrimin, klimën dhe ekonominë.

Në seksionin e komenteve në Instagram, një qytetar i zhgënjyer nga performanca e Isait reagoi me një koment të ashpër.

Sakaq, JOQ ka publikuar denoncimet e qytetarit, i cili thotë se Erion Isai e ka fyer rëndë pse e kritikoi për anglishten e dobët.

Fyerjet e rënda janë të dokumentuara me prova, sipas denoncimit pasi qytetari pretendohet se ka dërguar pamje të mesazheve.

Përveç fyerjeve, pretendohet se Isai e ka ftuar qytetarin edhe në një përballje “tek e tek”, duke e kthyer debatin virtual në një sfidë personale, që më shumë i ngjan një sherri lagjeje sesa sjelljes së një zyrtari lokal.

E kritikoi për anglishten e dobët, kryebashkiaku i Ersekës

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH