Aktualitet

FOTO/Turistët e huaj zgjedhin lumin e Shkumbinit për rafting

Shkruar nga Liberale
FOTO/Turistët e huaj zgjedhin lumin e Shkumbinit për rafting

Shkumbini është kthyer në destinacion turistik vitet e fundit.

Ky lumë gjithnjë e më shumë po preferohet nga të apasionuarit pas sportit të rafting në Shqipëri.

Theksojmë se të fundit ishin mbi 40 turistë nga Spanja që provuan për herë të parë emocionet e rafting pikërisht në Shkumbin.

“Jemi shumë të bekuar që jemi në Shqipëri. Është një eksperiencë e veçantë që po e shijojmë bashkë me njerëzit këtu. Natyara është e bukur, fantastike. Këtu po kalojmë një kohë të bukur.”

“Është shumë bukur, kemi qenë edhe në Tiranë. Njerëzit janë shumë të dashur dhe po kalojmë këndshëm.”-shprehen turistët e huaj.

“Lumi Shkumbin është kthyer në destinacion për rafting dhe ne këtë do të promovojmë, rafting në lumin Shkumbin. Sot jemi me më shumë se 40 spanjollë, të cilët vijnë për herë të parë në Shqipëri dhe për herë të parë në Shkumbin për raftin”, kështu shprehet Artur Guni, Drejtor i Agjencisë së Kulturës dhe Turizmit Elbasan.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH