Aktualitet

Shkelje në tenderë publikë, Gjykata e Posaçme jep vendimin përfundimtar

Shkruar nga Liberale.al

Shkelje në tenderë publikë, Gjykata e Posaçme jep vendimin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për çështjen penale nr. 306/2021, që lidhet me shkelje në tendera publikë dhe falsifikim dokumentesh.

Pas një gjykimi të shkurtuar, tre persona u shpallën fajtorë, ndërsa një tjetër u shpall i pafajshëm.
Jeton Cakoni u dënua për shkelje të barazisë në tendera, kryer në bashkëpunim. Ai mori një dënim me 1 vit burg, i reduktuar në 8 muaj për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar.

Gjykata vendosi që dënimi të mos ekzekutohet, por ai të qëndrojë në provë për 16 muaj. Cakoni humbet gjithashtu të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH