Aktualitet

Aksidenti në Vlorë përfundon me konflikt të dhunshëm, arrestohet 25-vjeçari

Shkruar nga Liberale.al

Aksidenti në Vlorë përfundon me konflikt të dhunshëm,

Një aksident mes dy makinave, një Fiat dhe një Benz, në zonën e “Rrethit të Skelës” në Vlorë, ka përfunduar në një përplasje të dhunshme dhe të pazakontë. Pas përplasjes fillestare, drejtuesi i Benz-it, një 25-vjeçar me inicialet E. H., ka humbur kontrollin dhe ka nisur të godasë me qëllim makinën tjetër, duke i rrezikuar jetën shoferit 18-vjeçar që ndodhej brenda.

Policia ndërhyri menjëherë dhe arrestoi autorin në flagrancë, falë reagimit të shpejtë të forcave “Shqiponja” dhe efektivëve të tjerë që ndodheshin pranë vendngjarjes.

E. H. akuzohet për “Shkatërrim prone me mjete të tjera” dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale për shkak të dhunës së treguar në mes të qytetit.

Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Vlorës për veprime të mëtejshme ligjore.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH