Aktualitet

Lushnja nën flakë/ 8 zjarre në 3 ditë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Shkruar nga Liberale.al

Lushnja nën flakë/ 8 zjarre në 3 ditë, dyshohet

Zona e Lushnjës po përballet me një situatë alarmante për shkak të shpërthimit të zjarreve të shumta në vetëm tri ditët e fundit. Janë regjistruar 8 vatra zjarri, kryesisht në zonat rurale, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pasuri bujqësore dhe materiale.

Zona më e goditur ka qenë Karbunara, ku flakët kanë shkrumbuar ullishte, agrume dhe magazina fermerësh. Po ashtu, një tjetër zjarr i madh ka përfshirë Karavastanë, duke djegur qindra rrënjë ullinj.

Sipas specialistëve të zjarrfikëses në Lushnjë dhe grupit hetimor, shkaku kryesor i këtyre zjarreve është djegia e mbeturinave bimore nga vetë fermerët, një praktikë e zakonshme që shpesh del jashtë kontrollit për shkak të kushteve të motit dhe mungesës së kujdesit.

Rasti më i fundit u regjistrua në orën 17:30 të ditës së sotme në fshatin Rrupaj, njësia administrative Krutje, ku falë ndërhyrjes në kohë të shërbimit zjarrfikës, u shmang shkatërrimi i banesave, serave dhe një parku me bletë.

Vetëm një ditë më parë, dy persona u ndaluan nga policia për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa në Rrupaj, për të dytën ditë radhazi, është regjistruar zjarr, duke ngritur dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme. Për këtë arsye, policia dhe grupi hetimor kanë zbarkuar në terren dhe kanë nisur hetimet.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH