Sport

Trajneri serb Gvozdenovic: Marrëdhëniet shqiptaro-serbe duhet të bazohen në respekt, jo politikë

Shkruar nga Liberale

Trajneri serb Gvozdenovic: Marrëdhëniet shqiptaro-serbe duhet të

Trajneri serb i njohur, Gvozdenovic, i cili drejton një ekip në Superligën shqiptare, foli për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve dhe për ndeshjen e 7 qershorit Shqipëri–Serbi në Tiranë.

Në një intervistë për Top Channel, ai theksoi se marrëdhëniet ndërmjet popujve duhet të bazohen në respekt dhe sjellje të mirë, jo në politikë. Gvozdenovic tha se në të dy vendet ka njerëz të mirë dhe të këqij, por mirëkuptimi duhet të jetë përgjigja ndaj sjelljes së mirë.

Ai tregoi se udhëtimi me makinë nga Shqipëria për në Beograd, përmes Kosovës, kaloi pa probleme, pavarësisht targave shqiptare, duke theksuar se komshillëku kërkon bashkëjetesë dhe shikim përpara.

Për ndeshjen që pritet, trajneri shprehu besimin se gjithçka do të kalojë mirë dhe se rezultati është më pak i rëndësishëm se loja dhe meritokracia në fushë. Ai mendon se Serbia ka pak avantazh për shkak të eksperiencës, por se fusha do ta vendosë gjithçka.

Pyetjes nëse do të jetë në stadium për ndeshjen, ai u përgjigj me shaka: “Po patjetër… nëse më lejojnë.”

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH