Kronikë

Ishte duke punuar në fabrikë, humb jetën aksidentalisht i riu shqiptar në Itali

Shkruar nga Liberale

Ishte duke punuar në fabrikë, humb jetën aksidentalisht i riu

Një 22-vjeçar me origjinë shqiptare raportohet nga mediat e vendit fqinj se humbi jetën teksa punonte në Itali.  Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar i identifikuar si Daniel Tafa, ishte duke punuar në një fabrikë stampimi të ingranazheve industriale ku një copë e nxehtë metali e ka shpuar në shpinë, gjë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin në punë, një mosfunksionim i makinerisë apo një manovër e gabuar nga ana e të riu, ndërkohë që rasti është vënë nën hetim nga autoritetet.

Hetimet po kryhen nga karabinierët të cilët kanë vënë nën sekuestrim uzinën, makinerinë me të cilën u aksidentua i riu si dhe po merret në pyetje drejtuesi i fabrikës. Ndërkohë çfarë e bën më të dhimbshëm rastin është se sipas mediave italiane, Daniel Tafa kishte festuar ditëlindjen, një ditë para se të ndërronte jetë, ku kishte mbushur 22 vjeç.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH