Kronikë

Operacioni “Akciza”/ Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në Tepelenë, arrestohen dy persona

Shkruar nga Liberale.al

Operacioni “Akciza”/ Sekuestrohen mallra të kontrabanduara

Policia e Tepelenës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Akciza”, që kishte si qëllim goditjen e kontrabandës së mallrave.

Pas një hetimi të mbështetur nga informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, u ushtrua kontroll në një magazinë në pronësi të shtetasit A. Z., ku u gjetën dhe sekuestruan:

1000 litra naftë në një depozitë,
3800 litra vaj ushqimor,
170 litra alkool (raki),
si dhe një kamion i ngarkuar me naftë dhe pajisje për peshim e shkarkim të saj.
Të gjitha këto mallra dyshohen se janë kontrabanduar, duke shmangur detyrimet doganore dhe tatimore.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë pronari i magazinës, A. Z., 55 vjeç nga Tirana, dhe drejtuesi i kamionit, P. Q., 58 vjeç nga Qesarati. Ata akuzohen për tre vepra penale: kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë, kontrabandë me mallra të tjera, dhe fshehje të të ardhurave, të kryera në bashkëpunim.

Materialet për këtë rast janë dërguar në Prokurorinë e Gjirokastrës për hetime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH