Karabinierët italianë kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në Romë, ku janë arrestuar edhe dy shtetas shqiptarë, të moshës 38 dhe 41 vjeç.
Njëri prej të dyshuarve u kap në flagrancë në qendër të qytetit, teksa po shiste një dozë droge një klienti. Gjatë ndërhyrjes, policia dëgjoi edhe zhurma që vinin nga kanalizimet pranë, ku dyshohet se bashkëpunëtori i tij po përpiqej të fshihte apo të zhdukte provat.
Pavarësisht përpjekjeve, karabinierët arritën të gjenin katër doza kokainë që nuk u hodhën dot në pusetën e ujërave të zeza.
Të dy shqiptarët u arrestuan dhe u nxorën përpara gjykatës, ku ndaj tyre do të ndiqet një proces me gjykim të shkurtuar, sipas mediave italiane.