Fqinjët e 23-vjeçarit Renis Dobra i cili u gjet i pajetë sot në liqenin e Shkopetit, me plagë në trup dhe fytin e nxirë, kanë folur për gazetarët, në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Ata kanë treguar se lajmin e rendë e kanë marrë vesh nga mediet, ndërsa tregojnë se viktima dhe familja e tij janë njerëz të mirë.
“E kam marrë vesh te News 24 që e kanë vrarë filanin. Komshinj jemi, shkuam për një ngushëllim”, tha njëra prej tyre, ndërsa një tjetër tha:
“Janë familje e mirë dhe ai si fëmijë ka qenë fëmijë, nuk merresh me një fëmijë, është krim ky. Nuk dimë çfarë të themi. I riu rregullohet! Familje shumë e rregull këtu në katun. Nuk e kemi gjë, fqinj jemi.”.