Zbulohet shkaku i vdekjes së 23-vjeçarit Renis Dobra. Sipas përfundimeve zyrtare të mjekësisë ligjore në Tiranë. Trupi i pajetë i të riut nga fshati Zenisht i Matit u ekzaminua pas gjetjes së tij pranë liqenit të Shkopetit, mëngjesin e djeshëm.
Dhe sipas ekspertëve, vdekja ka ndodhur përpara se makina e tij të dilte nga rruga dhe të përfundonte në ujë. I riu u gjet disa metra larg liqenit, çka përjashton mundësinë e mbytjes aksidentale.
Renis Dobra ishte raportuar i zhdukur të martën mbrëma, pasi u rrëmbye pranë banesës së tij në rrugën nacionale Burrel–Rrëshen. Alarmin e dha babai i tij, i cili njoftoi policinë për zhdukjen e të birit. Fatkeqësisht, i riu u gjet pa shenja jete vetëm disa orë më vonë.
Aktualisht policia nuk ka shoqëruar asnjë person si të dyshuar dhe hetimet po vijojnë në disa pista. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 23-vjeçari nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë apo konflikte të mëparshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motivit, si dhe identifikimin e autorit/ve të këtij akti të rëndë kriminal.