Kronikë

200 mijë euro ryshfet / Kapet në Itali shtetasi shqiptar i kërkuar nga Gjykata e Durrësit që prej 2022

Shkruar nga Liberale.al
200 mijë euro ryshfet / Kapet në Itali shtetasi shqiptar i

Një shtetas shqiptar është ndaluar nga policia italiane në qytetin Ravenë, pasi rezultonte i kërkuar nga drejtësia shqiptare. Ai ishte në kërkim me një urdhër-arresti ndërkombëtar, i lëshuar nga Gjykata e Durrësit.

Sipas policisë italiane, ndalimi ndodhi këtë mëngjes gjatë një kontrolli rutinë nga ana e forcave të rendit. Gjatë kontrollit, u zbulua se ky person ishte në listën e të kërkuarve dhe ndaj tij kishte një urdhër-arresti për një rast korrupsioni në Shqipëri.

Ai akuzohet se ka marrë një ryshfet prej 200 mijë eurosh dhe ka ndihmuar në mënyrë të paligjshme një kompani shqiptare, duke mos bërë kontrollet e nevojshme në disa dokumente apo procedura administrative.

Pasi u ndalua nga policia italiane teksa po drejtonte makinën, ai u shoqërua në komisariat dhe më pas u dërgua në burgun e Ravenës. Tani pritet të dalë para Gjykatës së Apelit në Bolonjë për të vendosur nëse do të ekstradohet në Shqipëri.

Ende nuk është bërë publik emri i personit të ndaluar.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH