Kronikë

34-vjeçari shqiptar kapet me 1 kg kokainë në Itali, arrestohet nga karabinierët në Foggia

Shkruar nga Liberale.al

34-vjeçari shqiptar kapet me 1 kg kokainë në Itali, arrestohet

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane në një operacion antidrogë të zhvilluar në zonën e Navile, në Foggia. Karabinierët e Stacionit të Korticelës në Bolonja, në bashkëpunim me patrullën vendase, ndërhynë në rrugën “Marcantonio Franceschini” pas informacioneve për lëvizje të dyshimta të shtetasit shqiptar.

Efektivët vunë re një makinë “Audi A4 Avant”, që lëvizte në mënyrë të çuditshme. Pasi iu kërkua të ndalonte, shoferi shfaqi shenja të qarta nervozizmi dhe justifikoi nxitimin e tij, çka rriti dyshimet e karabinierëve.

Gjatë kontrollit të automjetit, nën sediljen e pasagjerit u gjet një pako prej 1 kg kokainë të pastër. Sipas autoriteteve, droga ishte e destinuar për tregun lokal dhe vlera e saj nëse shpërndahej me doza do të kapte të paktën 100 mijë euro.

34-vjeçari shqiptar është arrestuar dhe ndodhet tashmë në pritje të procedurave hetimore dhe gjyqësore. Autoritetet italiane e konsiderojnë kapjen një goditje të rëndësishme ndaj trafikut të drogës në rajon.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH