Ditët e fundit, disa portale ndezën alarmin për një ndarje të mundshme mes aktorit të njohur Olsi Bylyku dhe partneres së tij, gazetares Denada Lura. Shkak për këto lajme u bë një "detaj" në rrjetet sociale – u pretendua se çifti nuk ndiqej më në Instagram.
Por një kontroll i thjeshtë tregon se Olsi ndjek ende Denadën, ndërsa profili i saj është privat, gjë që ndoshta ka çuar në keqkuptime.
Për të qetësuar zërat, Olsi vendosi të reagojë me humor. Në një story në Instagram, ai shfaqet pranë Denadës, të dy me atlete të njëjta dhe këmbët e kryqëzuara – një detaj i vogël, por shumë domethënës: “Jemi bashkë, jemi mirë, faleminderit për shqetësimin!”
Në sfond të fotos shihet një montazh me lajmin për ndarjen e tyre, që duket se është krijuar nga vetë Olsi për të ironizuar titujt sensacionalë.
Postimi mbyllet me një emoji që qesh me lot, duke lënë një mesazh të qartë:
“Shumë zhurmë… për asgjë!”