Policia e Sarandës ka arrestuar një 29-vjeçar për të cilin dyshohet se shiste lëndë narkotike në lagjet e ndryshme të qytetit. Gjatë kontrolleve të shumta për parandalimin e trafikut të drogës, policia gjeti dhe sekuestroi doza me kokainë dhe kanabis të gatshme për shitje.
I arrestuari, me inicialet D.M., banues në Sarandë, u kap në flagrancë gjatë kontrollit fizik. Të gjitha provat janë dorëzuar në Prokurorinë e Sarandës, e cila po vijon hetimet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.