Kronikë

TRAGJIKE! Bie nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, humb jetën punëtori

Shkruar nga Liberale

TRAGJIKE! Bie nga kati i tretë i një pallati në ndërtim,

Ngjarja e rëndë ndodhi në Berat, ku një 66-vjeçar  humbi jetën.
Shtetasi me iniciale R.H., dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim. 66-vjeçari, i cili ishte punonjës i firmës së ndërtimit, u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Rreth orës 15:30, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH