Kronikë

I kërkuar prej 24 vitesh për vrasje në Itali, arrestohet në Vlorë shqiptari i shpallur në kërkim

Shkruar nga Liberale.al

I kërkuar prej 24 vitesh për vrasje në Itali, arrestohet në

Pas një operacioni të gjatë dhe të koordinuar mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane, në qytetin e Vlorës u arrestua një shtetas shqiptar që ishte në kërkim prej 24 vitesh për një vrasje të kryer në Itali.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur më 9 shkurt 2000, në qytetin Ravenna të Italisë. Në atë kohë, ende i mitur, ai goditi për vdekje një burrë me thikë pas një grindjeje.

Në vitin 2004, Gjykata e Apelit në Bolonjë e dënoi me vendim të formës së prerë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, por që prej asaj kohe ai ishte zhdukur pa lënë gjurmë.

Pasditen e 1 korrikut, si rezultat i operacionit “Objektivi”, i cili përfshiu Policinë e Ravenës, Interpol Tiranën, Drejtoria e Policisë Vlorë dhe Forca Operacionale Speciale e Policisë Shqiptare, u bë e mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij.

Kapja e të arratisurit u realizua pas një kërkimi të gjatë në territorin shqiptar, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga autoritetet italiane.

Tashmë, pritet procedura e ekstradimit për në Itali, ku do të vuajë dënimin e mbetur për krimin e kryer.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH