Kronikë

Kapet me 27 kg drogë në Itali 29-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Liberale.al

Kapet me 27 kg drogë në Itali 29-vjeçari shqiptar

Në qytetin Vigevano të Italisë, policia ka sekuestruar 27 kilogramë drogë në një apartament, ku u arrestua një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Gjatë kontrollit u gjetën 22 kilogramë hashash të ndarë në 122 blloqe brenda frigoriferit dhe 5 kilogramë kokainë të paketuar me imazhin e Al Pacinos nga filmi “Scarface” ose në qese të vulosura me nxehtësi, të fshehura në vende të ndryshme të banesës.

Hetimet u zhvilluan nga Karabinierët e Genovës dhe Vigevanos, të cilët ndoqën dhe arrestuan të riun pasi e panë me sjellje të dyshimtë. Në momentin e arrestimit, ai kishte edhe 58 gramë kokainë në posedim.

Në shtëpi u gjetën edhe 7 mijë euro para cash, që dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës. Tani 29-vjeçari ndodhet në burgun e Pavias, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH