Kronikë

Shqiptari vritet me armë zjarri në Greqi, telefon gruan dhe i tregon autorin para se të ndërronte jetë

Shkruar nga Liberale.al

Shqiptari vritet me armë zjarri në Greqi, telefon gruan dhe i tregon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në një vresht në zonën rurale të Rafinës.

Viktima është identifikuar si Altin Arapaj. Ai ishte i njohur për policinë greke për shkak të përfshirjes së tij në disa ngjarje të mëparshme kriminale.

Sipas raportimeve të para nga mediat greke, para se të humbte jetën, 41-vjeçari arriti të telefononte bashkëshorten e tij dhe i tregoi emrin e personit që e qëlloi. Dyshohet se autori është gjithashtu shqiptar dhe i njohur për policinë për përfshirje në çështje droge.

Policia greke ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për të zbuluar të gjitha detajet e vrasjes dhe për të arrestuar autorin.

Liberale Newsroom

Meritokracia në Shqipëri, sa është duke e inkurajuar qeveria një të tillë?

  • 1. Shumë!
  • 2. Pak!
  • 3. Aspak!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH