Aktualitet

NGJARJE E RËNDË/ Ishte zhdukur prej 3 javësh, gjendet i pajetë një person në Pogradec (EMRI)

Shkruar nga Liberale
NGJARJE E RËNDË/ Ishte zhdukur prej 3 javësh, gjendet i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pogradec, ku është gjetur i pajetë një 77-vjeçar që ishte raportuar i zhdukur prej më shumë se tre javësh.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin Nazif Muço, i cili ishte larguar nga banesa që më datë 6 qershor. Ishte bashkëshortja e tij ajo që kishte kallëzuar zhdukjen në polici, duke alarmuar për mungesën e tij.

Trupi i të moshuarit është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në fshatin Piskupat. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe aktualisht po punon për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ndarjes nga jeta të 77-vjeçarit, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore dhe të hetimeve paraprake.

 

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH