Aktualitet

Rama: Nga e hëna, sekuestrohen produktet e bulmetit dhe qumështi pa faturë

Shkruar nga Liberale.al

Rama: Nga e hëna, sekuestrohen produktet e bulmetit dhe qumështi pa

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nga e hëna e ardhshme do të konfiskohen të gjitha produktet e bulmetit dhe qumështi që shiten pa faturë. Ky vendim vjen për të respektuar ligjin tatimor dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, sidomos në këtë periudhë me temperatura të larta, kur rreziku i helmimeve është i madh.

Në fund të një takimi me kryetarët e bashkive, Rama theksoi se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve po sensibilizon tregtarët që të tregtojnë vetëm me faturë.

“Duke filluar nga java e ardhshme, nuk do të ketë më paralajmërime, por vetëm konfiskime të çdo lloj bulmeti dhe qumështi që shitet pa faturë,” tha kryeministri.

 



Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH