Aktualitet

Vetëdorëzohet ish-shefi i krimeve në Tiranë, i përfshirë në grup kriminal të drogës

Shkruar nga Liberale.al

Vetëdorëzohet ish-shefi i krimeve në Tiranë, i

Ish-shefi i krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë, Erjon Dani, është vetëdorëzuar sot në policinë e Himarës, pasi mësoi nga mediat se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga SPAK.

Dani akuzohet për veprat penale "ndikim i paligjshëm" dhe "shpërdorim detyre", që dyshohet se i ka kryer gjatë kohës kur ishte pjesë e strukturave të policisë.

SPAK zhvilloi sot një operacion të madh kundër një grupi kriminal, i cili merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës, nga Amerika Latine drejt Europës. Si pjesë e këtij aksioni, janë arrestuar 8 persona, ndër ta edhe Dani, ndërsa 5 të tjerë janë ende në kërkim.

Hetimi është bërë i mundur falë zbërthimit të komunikimeve të koduara në aplikacionin SKYECC, të cilin anëtarët e grupit e përdornin për të komunikuar fshehurazi.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH