Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërime të reja në disa komisariate

Shkruar nga Liberale.al
Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërime të reja në

Lëvizje në policinë e shtetit këtë të premte, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Ilir Porda.

Burime për gazetares e Top Channel Dorjana Bezat bëjnë me dije se Idriz Daulle, nga zëvendës drejtor i rendit në DVP Tiranë emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.

Ndërkohë Besmir Qebini nga Shef Komisariati i Policisë nr 5 emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.

Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.

Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.

Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.

Elton Shahini emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH