Aktualitet

Zjarr i madh në Skuraj, rrezikohet edhe një karburant pranë rrugës Milot – Morinë

Shkruar nga Liberale.al

Zjarr i madh në Skuraj, rrezikohet edhe një karburant pranë

Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer në fshatin Skuraj, pranë rrugës Milot – Morinë. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe dushqe, dhe për shkak të erës së fortë zjarri po përhapet shumë shpejt.

Situata është serioze, sepse flakët po i afrohen një karburanti që ndodhet vetëm pak metra larg rrugës, duke rrezikuar edhe këtë objekt të rëndësishëm.

Derisa zjarri është i vështirë për tu kontrolluar për shkak të terrenit me shumë shkurre dhe dushqe, nuk është njoftuar ende nisja e një operacioni të madh për fikjen e tij.

Autoritetet dhe zjarrfikësit pritet të ndërhyjnë sa më shpejt për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe për të mbrojtur zonën nga dëmet më të mëdha.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH