Janë bërë publike emrat e personave të përfshirë në operacionin e sotëm të SPAK, që ka në qendër një grup të dyshuar kriminal, i cili merrej me trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Në pranga kanë rënë:
Vilson Roçi
Akil Alushi
Ndërsa ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Erjon Dani, është vetëdorëzuar pasditen e sotme pasi mësoi për urdhrin e arrestit.
Në kërkim janë shpallur:
Ledri Lulashi
Lorenzo Çadri (i njohur edhe si Hysko dhe Isufi)
Sokol Masha
Operacioni është zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit në disa qytete: Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë, në kuadër të procedimit penal nr. 177, datë 2023, dhe sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, nr. 70, datë 10.07.2025.
Nga 13 persona të identifikuar si pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal:
7 janë arrestuar
6 janë në kërkim, shumica jashtë vendit
Për ta janë lëshuar urdhër-arreste kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërkohë që Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Europol dhe partnerët ndërkombëtarë, po punon për kapjen e tyre.
Sipas SPAK, të dyshuarit komunikonin përmes platformës së enkriptuar "Sky ECC", e cila është zbërthyer nga autoritetet franceze dhe ka shërbyer si provë kryesore në këtë hetim ndërkombëtar.