Aktualitet

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Shkruar nga Liberale.al

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën

Në aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Myltës në Lezhë. Një automjet tip ‘Ford’ ka përplasur një fëmijë 10- vjeç që lëvizte me biçikletë.

I mituri ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Automjeti drejtohej nga një grua, e cila është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje.

Ndërkohë, policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH