Aktualitet

Spiropali VIZITË në Gjenevë: Konferenca botërore e kryetarëve të Parlamenteve mbahet në sallën ikonike të Lidhjes së Kombeve

Shkruar nga Liberale

Spiropali VIZITË në Gjenevë: Konferenca botërore e

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka ndarë PAMJE nga vizita e saj e fundit, në Gjenevë të Zvicrës. Sipas Spiropalit, konferenca botërore e kryetarëve të Parlamenteve do të mbahen në sallën historike dhe ikonike të Lidhjes së Kombeve.

”Pritja në Konferencën e Gjashtë Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve, organizuar nga Unioni Ndërparlamentar, punimet e së cilës do të mbahen në sallën historike dhe ikonike të Lidhjes së Kombeve, në Pallatin e Kombeve të Bashkuara”,- shkruan Spiropali.

Përveç fjalës që do të mbajë në Konferencë, në margjinat e saj Spiropali do të takohet me Presidenten e Bundestagut Gjerman, Julia Klöckner, Kryetarin e Knessetit të Izraelit, Amir Ohana, Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Andreas Norlén, Kryetaren e Parlamentit të Republikës Çeke, Markéta Pekarová Adamová, Kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili dhe kryeparlamentarë të tjerë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH