Kronikë

“Kili” i kokainës, si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij!

Shkruar nga Liberale

“Kili” i kokainës, si kishte ndërtuar laborator droge


Një tjetër emër i fuqishëm i krimit të organizuar në Shqipëri del në dritë nga dosjet e hetimeve të drejtësisë italiane dhe dëshmia tronditëse e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Bëhet fjalë për shtetasin Ekil Nderjaku, i njohur me nofkën “Kili”, i cili sipas burimeve të sigurisë, ishte pjesë e një grupi kriminal me shtrirje ndërkombëtare dhe me lidhje të forta në rrjetin e trafikut të kokainës në Itali e më gjerë.Dumani ka deklaruar se: “Akil Nderjaku. Unë e njoh si Kili. Merrnim kokainë nga ai. Nuk kam pasur kontakte me të sepse ai u bë pjesë e një grupi rival. U bë shumë i fortë.

Bleu tre makina të blinduara. Ishte në kontakt me një grup shumë të fuqishëm që operonte përtej Italisë, kishte kontakte në gjithë Evropën. Kishte ngritur një laborator për përpunimin e saj pranë hotel-restorant Koral”.

Nga hetimet e kryera përmes platformës së komunikimit të enkriptuar SKY ECC, ka dalë në dritë se më 7 shtator 2020, Kili kishte marrë porosi për 2 kilogramë kokainë, që u dorëzua në Itali nga bashkëpunëtorët e tij me çmimin 38 mijë euro për kilogram.

Dumani thekson se pas një periudhe bashkëpunimi, rrugët e tij me Kilin u ndanë, pasi ky i fundit “u bë pjesë e një grupi rival dhe shumë më të fuqishëm”, me lidhje që kalonin përtej Italisë, në të gjithë Evropën. “Ai bleu tre makina të blinduara,” shprehet Dumani, duke nënvizuar rritjen e fuqisë ekonomike dhe logjistike të Kilit.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH