Showbiz

VILA e Brad Pitt në Los Angeles bie pre e grabitjes! Autorët plaçkitën dhomat e gjumit

Shkruar nga Liberale

VILA e Brad Pitt në Los Angeles bie pre e grabitjes! Autorët

Shtëpia e aktorit të famshëm Brad Pitt në Los Angeles është grabitur nga tre hajdutë.

Sipas medieve të huaja, tre grabitës hynë në shtëpinë e tij në Los Feliz të mërkurën përmes një dritareje kryesore dhe “plaçkitën vendin”, shprehet policia e Los Angeles.

Policia nuk  konfirmoi se kujt i përket shtëpia, por adresa përputhej me atë që bleu Pitt në vitin 2023.

Autoritetet deklaruan se të dyshuarit ia mbathën bashkë me sendet e vjedhura, edhe pse nuk është e qartë se çfarë është marrë. Policia nuk e ka zbuluar vlerën e objekteve që u grabitën.

Pitt nuk ndodhej në shtëpi. Vjedhja ndodhi rreth orës 22:30 lokale.

Ylli i kinemasë  ishte në Londër  për premierën e filmit  “F1”, i cili del të premten.

Shtëpia e tij me tre dhoma gjendet pranë Griffith Park, ku ndodhet edhe shenja e famshme e Hollywood.  Ajo rrethohet nga një gardh i madh dhe bimë që ofrojnë privatësi.

Edhe yje të tjerë janë grabitur, si Nicole Kidman dhe Keith Urban. Muajin e shkuar, u arrestua edhe një burrë për përndjekje dhe vandalizëm pasi përplasi makinën në shtëpinë e Jennifer Aniston.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH