Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Rafina të Athinës, ku është vrarë 41-vjeçari shqiptar Altin Arapaj, me origjinë nga Vlora.
Pas dëshmisë së familjarëve dhe hetimeve të para, policia greke ka identifikuar si autor të dyshuar Mikel Selimajn, 46 vjeç, po nga Vlora. Ai është një emër i njohur për autoritetet dhe më parë ka pasur probleme me ligjin për çështje droge.
Sipas informacioneve, vetë viktima arriti të telefononte bashkëshorten pak çaste pas plagosjes, duke i treguar emrin e autorit. Trupi i tij u gjet më pas në një vresht, i qëlluar me armë zjarri në faqe.
Edhe viktima Altin Arapaj kishte precedentë penalë në Greqi për vepra të tjera. Policia greke ka nisur kërkime të gjera për të kapur autorin e dyshuar të vrasjes.