Kronikë

Autobusi Sarandë–Athinë ndalohet në Igumenicë, kapen dy shqiptarë pa dokumente

Shkruar nga Liberale.al

Autobusi Sarandë–Athinë ndalohet në Igumenicë, kapen

Një autobus i linjës ndërkombëtare Sarandë–Athinë është ndaluar nga policia greke në Igumenicë, pasi në të u gjetën dy shtetas shqiptarë pa dokumente të rregullta. Gjatë kontrollit të ushtruar nga oficerët grekë, u zbulua se pasagjerët nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm për hyrjen dhe qëndrimin në Greqi.

Si pasojë, policia ka arrestuar shoferin e autobusit dhe ka sekuestruar mjetin, i cili është në pronësi të kompanisë shqiptare “Ahmeti Travel”. Autobusi po largohej nga Greqia në momentin kur u ndalua.

Materialet për rastin janë referuar në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse ka pasur edhe raste të tjera të ngjashme.

Liberale Newsroom

Meritokracia në Shqipëri, sa është duke e inkurajuar qeveria një të tillë?

  • 1. Shumë!
  • 2. Pak!
  • 3. Aspak!
SHQIPENGLISH