Kosova

FOTO EPIKE/ Katër gomerë sillen në ambientet e Kuvendit!

Shkruar nga Liberale

FOTO EPIKE/ Katër gomerë sillen në ambientet e Kuvendit!

Avokati i njohur Arianit Koci ka zhvilluar sot një protestë të pazakontë përpara Kuvendit të Kosovës. Ai ka sjellë në ambientet e jashtme të Parlamentit katër gomerë.

Dhe me anë të këtij akti simbolik, Koci ka denoncuar publikisht, siç u shpreh ai, “kryeneçësinë dhe mungesën e përgjegjësisë së politikanëve”, për dështimin në konstituimin e Kuvendit pas zgjedhjeve të fundit.

“Gomerët simbolizojnë kokëfortësinë dhe paaftësinë e klasës politike për të gjetur një zgjidhje institucionale. Ky është një mesazh i drejtpërdrejtë për të gjithë ata që mbajnë peng jetën parlamentare të vendit,” tha Koci para gazetarëve.

Protesta ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe kalimtarëve, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë ndërhyrje nga policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH