Politikë

Vizita "rrufe’" e Ramës në Bashkinë e Vlorës/ Zbulohet arsyeja, kryeministri kërkon dorëheqjen e...

Shkruar nga Liberale

Vizita "rrufe’" e Ramës në Bashkinë e

Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në qytetin e Vlorës, ku iu drejtua menjëherë ambienteve të Bashkisë.

Vizita e tij zgjati më pak se dy orë dhe u zhvillua pa një njoftim të mëparshëm për mediet.

Burime për mediet bëjnë e dije se Rama kërkoi shkarkimin e nëndrejtorëve dhe disa drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, gjatë vizitës që bëri në këtë institucion.

Ende nuk janë bërë publike detajet e takimeve të zhvilluara apo çështjet e diskutuara gjatë qëndrimit të tij në institucionin vendor, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë një komunikatë zyrtare, lidhur me qëllimin e kësaj vizite, e cila ka ngjallur interes dhe spekulime të ndryshme.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH