Disa njerëz e peshojnë mirë çdo fjalë që thonë, veçanërisht kur janë përballë miqve apo të afërmve. Por jo përfaqësuesit e këtyre tre shenjave! Ata nuk kanë as durim e as dëshirë të filtrojnë mendimet – dhe nëse kanë diçka për të thënë, do ta thonë troç… pa rreth e pa rrotullime.
Ndonjëherë madje, zgjedhin momentin më të gabuar për ta nxjerrë një “perlë” – si për shembull kur përmendin një histori të turpshme në mes të një dasme. Pa keqdashje (shpesh), por me shumë efekt.
Virgjëresha
Mos u mashtroni nga natyra e qetë dhe e përmbajtur e Virgjëreshës. Ajo sheh gjithçka, analizon çdo detaj dhe ruan mendimet… derisa të vijë momenti i duhur për t’i thënë. Dhe kur flet, e bën me një saktësi të frikshme. Mjafton një zhgënjim i vogël apo një ndryshim plani në minutën e fundit, dhe do merrni një koment të mprehtë që shkon direkt në pikën e dobët. Falë Mërkurit, fjala e saj ka peshë – dhe ther.
Akrepi
Akrepi nuk flet shumë, por kur e hap gojën, është më mirë të jeni gati. Me intuitën e tij të fortë, ai kupton menjëherë kush jeni dhe çfarë fshihni – dhe e përdor këtë si armë. Fjalët e tij janë të pakta, por të sakta… dhe shpesh të vështira për t’u harruar. Edhe pse ironik apo thumbues, ai e bën këtë sepse i intereson – për të treguar që është i përfshirë emocionalisht. Jo të gjithë e kuptojnë këtë “stil”, por për Akrepin është mënyra më e sinqertë për të komunikuar.
Shigjetari
Shigjetari është sinonim i sinqeritetit brutal. Nuk e përmban dot veten, as kur situata kërkon diplomaci. Nuk ka qëllime të këqija, por thjesht nuk di të gënjejë apo të zbukurojë realitetin. Nën ndikimin e Jupiterit, ai vëren gjithçka – dhe nëse nuk e thotë menjëherë, duket sikur do plasë. Nëse keni bërë një gafë apo keni veshur diçka që s’i shkon, përgatituni: Shigjetari do jua thotë copë. Me buzëqeshje, por pa filtra!