Kronikë

FOTO/ Tërmeti i fortë godet vendin fqinj, banorët të tmerruar dalin në rrugë

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Tërmeti i fortë godet vendin fqinj, banorët të

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi mëngjesin e së enjtes zonën pranë Neapolis, në prefekturën e Lasithit, duke shkaktuar shqetësim të madh në mesin e banorëve të Kretës dhe përtej saj.

Lëkundjet u ndjenë edhe në rajonin e Atikës, përfshirë Athinën, shkruan Protothema.

Pas lëkundjeve banorë janë zgjuar të alarmuar, duke dalë jashtë banesave të tyre për siguri.

Dëshmitarët raportuan një gjëmim të fuqishëm pas lëkundjeve, ndërsa pamjet filmike tregojnë kabllot elektrike dhe makinat duke u dridhur gjatë tërmetit.

FOTO/ Tërmeti i fortë godet vendin fqinj, banorët të

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH