Manchester United humbi finalen e Ligës së Europës, duke përfunduar një sezon që shumë e quajnë më të keqin në historinë e klubit. Pas këtij dështimi, drejtuesit kanë marrë një vendim të fortë: çdo lojtar i skuadrës është në shitje.
Sipas “The Sun”, klubi është gati të dëgjojë oferta për të gjithë futbollistët, pa përjashtim. Ky vendim lidhet jo vetëm me rezultatet e dobëta në fushë, por edhe me problemet financiare që ka shkaktuar mungesa në garat europiane për sezonin e ardhshëm.
Ndër lojtarët që përfliten si të largueshëm janë emra të njohur si Kasemiro, Kobbie Mainoo, Luke Shaw, Harry Maguire, Andre Onana dhe Alejandro Garnacho. Edhe trajneri Amorim dhe kapiteni Bruno Fernandes janë shprehur të gatshëm të largohen nëse klubi ua kërkon.
Manchester United pritet të nisë nga e para ndërtimin e skuadrës, në përpjekje për të rikthyer lavdinë e humbur.