Sport

Kryeministrit nuk i pritet përfundimi i ndeshjes, Rama përgëzon lojtarin e dy golave: Bravo Rey Manaj!

Shkruar nga Liberale

Kryeministrit nuk i pritet përfundimi i ndeshjes, Rama përgëzon

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar lojtarin e Kombëtares Rey Manaj, për dy golat e shënuar në pak minuta ndaj Andorres, gola të realizuar në pjesën e parë, në ndeshjen që luhet për kualifikueset e botërorit në stadiumin Arena Kombëtare

“Bravo Rey Manaj”, ka shkruar Rama, ndërsa ka ndarë edhe video nga momenti i golave.

Kujtojmë se për ndreshjen, trajneri Silvinjo ka bërë zgjedhjet e tij, duke provuar ndryshime të mëdha. Trajneri nuk ka ndryshuar prapavijën e kuqezinjve në krahasim me ndeshjen me Anglinë por ka bërë një lëvizje në mesfushë, duke larguar Ramadanin për t’i bërë vend debutuesit Shehu.

Ndërkohë në sulm nuk është asnjë nga titullarët e ndeshjes me Anglinë, pasi në krahë janë Hoxha dhe Broja, me Manajn në qendër të sulmit.

Shqipëri-Andorra

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Aliji, Gjimshiti, Ajeti, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj.
Trajner: Silvinjo

ANDORRA: Alvarez, Borra, Garsia, San Nikolas, Cervos, Olivera, Mark Garcia, Hesus Rubio, Rebes, Babot, Rosas.
Trajner: Koldo Alvarez

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH