Sport

Brazili shkarkon trajnerin, ja cili është EMRI më i përfolur pas refuzimit të Ançelotit

Shkruar nga Liberale

Brazili shkarkon trajnerin, ja cili është EMRI më i përfolur

Ecuria negative në kualifikueset e Botërorit dhe humbja e fundit ndaj Argjentinës, kanë detyruar drejtuesit brazilianë të bëjnë ndryshime në stol, duke shkarkuar trajnerin Dorival Junior.

Federata Braziliane zyrtarizoi shkarkimin e Dorival, i cili ishte në stol nga muaji Janar i vitit 2024.

Drejtuesit kanë nisur nga puna për zgjedhjen e trajnerit të ri dhe një portugez duket favorit për t’u ulur në stol. Bëhet fjalë për Jorge Jesus, i cili sipas mediave braziliane është shumë afër akordit për të marrë drejtimin e kombëtares “Selecaos”.

Dëshira e madhe ishte Carlo Ancelotti, por pas bisedimeve, tekniku italian bëri të ditur se nuk do të largohet nga Real Madrid, të paktën deri në Korrik, kur të përfundojë edhe Botërori i Klubeve.
Në këtë situatë, Jorge Jesus kaloi në plan të parë, për shkak se te Brazili nuk duan të humbasin kohë, duke ditur që në fillim të muajit Qershor do të jenë ndeshjet ndaj Ekuadorit dhe Paraguait.

Tekniku portugez është gati të sakrifikojë Botërorin e Klubeve me Al Hilal, për drejtimin e kombëtares me më shumë trofe në turnetë e botërorëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH