Kombëtarja e Shqipërisë do të organizojë për herë të parë Kampionatin Europian U-17, por si pritëse është vendosur në grupin e “Ferrit”.
Me vetëm 8 skuadra në këtë kompeticion, Shqipëria në Grupin A me Gjermaninë, Francën dhe Portugalinë. Me këtë të fundit Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen hapëse më 19 maj në orën 18:00, në “Arenën Kombëtare”.
Nga ana tjetër, Grupi B përbëhej nga Italia, Belgjika, Anglia dhe Republika Çeke. Ky kompeticion do të fillojë më 19 maj dhe do të vazhdojë deri më 1 qershor.