Sport

Degjeneron futbolli i femrave, 2 kartonë të kuq, 25 minuta shtesë! Koço Kokëdhima zbret në fushë i revoltuar (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

Degjeneron futbolli i femrave, 2 kartonë të kuq, 25 minuta

Biznesmeni Koço Kokëdhima, president i klubit Apolonia ka zbritur sot në fushë gjatë ndeshjes mes Apolonisë dhe Gramshit në futbollin e femrave.

Sfida u mbyll me fitoren 1-0 të fierakeve që u ndëshkuan me dy kartonë të kuq në një ndeshje me tensione që u mbyll me 25 minuta shtesë për shkak të ndërprerjeve.

Një prej tyre ka ndodhur si pasojë e hyrjes në fushë të drejtuesve të klubit Apolonia, me në krye presidentin Koço Kokëdhima, i cili protestoi ndaj vendimeve të kryesorit Dorian Maletaj.

Incidenti është denoncuar nga drejtoresha e klubit të Gramshit, Edonisa Aliu, e cila nëpërmjet rrjeteve sociale ka treguar momentet e tensionit ku shihet Kokëdhima me zyrtarët e tij duke u kërkuar llogari arbitrave të ndeshjes.

“Që të gjithë na kanë frikë, kjo nuk diskutohet. Por që të futet presidenti i Apolonisë bashkë me zyrtarët e klubit në fushë për të dhunuar arbitrin e ndeshjes, këtë nuk e kisha menduar. Ja ku e keni presidentin Kokëdhima bashkë me zyrtarët e tij që godasin e shtyjnë, ofendojnë me fjalorin e rrugës arbitrat e ndeshjes. Turp! Turp! Turp!”, shkruan drejtuesja e Gramshit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH