Showbiz

Gazetarja flet për divorcin: Falenderuese ndaj ish-bashkëshortit për kohën që kalova

Shkruar nga Liberale

Gazetarja flet për divorcin: Falenderuese ndaj ish-bashkëshortit

Gazetarja Dasara Karaiskaj vendosi që të japë një mesazh shumë të rëndësishëm për gjithë shoqërinë tonë. Në bazë të përvojës apo dhe historisë së saj personale ajo foli për divorcet.

“Jam kundra urrejtjes”, tha Dasara Karaiskaj,   Në fjalimin e saj 90 sekonda në studion e “Rudina” në Tv Klan, duke marrë shkas nga historitë e dëgjuara kur lotët, lëndimi apo hidhërimi kthehen në urrejtje për partnerin ose partneren. Dasara Karaiskaj jo pak herë ka ndarë me publikun histori të sajat personale, por kësaj herë për divorcin me ish-bashkëshortin ajo kishte vetëm dy fjalë” “falenderuese kohës” dhe“nëse do ta ktheja kokën mbrapa nuk do të ndryshoja asgjë”.

Ajo shprehet e lumtur për të kaluarën me ish-bashkëshortin e saj, aq më tepër që nga dashuria e tyre erdhi në jetë një vajzë e bukur, si Klarisa.

“Nëse ka fëmijë në mes do të keni gjithmonë dhe përgjithmonë të bëni edhe me babain edhe me nënën e fëmijës suaj. Këtë e pohoi edhe Ben Affleck mes aludimeve se ishte kthyer me ish-gruan, Jennifer Garner. Unë jam sot këtu përpara jush dhe po hap temën e divorcit, pas impaktit publik që pati ai rrëfimi im personal. Jam falenderuese ndaj të gjitha grave që panë veten e tyre tek rrëfimi im dhe më ndalonin në rrugë e në rrjete sociale. Por, më shumë më gëzoi fakti që u kthyer në normalitet të flitet për këto gjëra edhe nga personazhe të tjerë publike. Megjithatë në gjithë këtë eksperiencë, me gjithë personat që më kanë ndodhur që të flas për ndarjet e tyre, ajo që kam parë dhe më ka bërë më shumë përshtypje është vuajtja, dhimbja, që më pas ishte kthyer në urrejtje për ish-partnerin, apo ish-partneren.

Unë jam sigurisht kundra urrejtjes dhe këtë e them si ndjenjë njerëzore, nuk e duroj dot, sidomos kur kemi kaluar një pjesë të jetës sonë me atë person dhe kur hedhim poshtë atë, pa dashur jemi duke poshtëruar edhe veten tonë që kemi qëndruar me të. Unë personalisht i jam shumë falenderuese kohës që kam kaluar me ish-bashkëshortin tim dhe nëse do ta ktheja kokën mbrapa nuk do të ndryshoja asgjë. Në bashkëjetesën tonë ne krijuam gjënë më të bukur, vajzën tonë, Klarisën. Kështu që unë mendoj që ne nuk duhet të vendosim egon tonë, mbi fëmijët tanë. Ata nuk kanë asnjë faj”, Dasara Karaiskaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH