Showbiz

U përpoq të arratisej nga policia, vdes reperi i njohur

Shkruar nga Liberale
U përpoq të arratisej nga policia, vdes reperi i njohur

Rreperi Young Scooter, emri i vërtetë Kenneth Edward Bailey, vdiq në ditën e ditëlindjes së tij të 39-të në Atlanta.

Sipas autoriteteve, ai pësoi një lëndim të rëndë në këmbë gjatë përpjekjes për të kaluar gardhin dhe vdiq më pas në spital. Vdekja e tij u konfirmua nga zyra e ekzaminuesit mjekësor të qarkut Fulton.

Pas mbërritjes së oficerëve, dy burra u larguan nga shtëpia, dhe njëri prej tyre kërceu gardhin në përpjekje për të ikur. Policia theksoi se lëndimi i Bailey-t ka ndodhur gjatë arratisjes dhe nuk ishte shkaktuar nga oficerët.

Bailey u dërgua menjëherë në spitalin Grady Marcus për trajtim, por pas disa orësh vdiq nga plagët e tij. Shkaku i vdekjes do të përcaktohet pas autopsisë.

Young Scooter ishte një figurë e njohur në skenën e hip-hop-it, duke bashkëpunuar me emra të njohur si Future, Waka Flocka Flame, Kodak Black dhe Rick Ross.

Ai ishte një pjesë e rëndësishme e bumit të hip-hop-it në vitet 2010 dhe ka lënë pas disa projekte të suksesshme. Kënga e tij më e fundit, “Trap’s Last Hope”, u publikua në mars të vitit të kaluar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH