Showbiz

“Isha i dashuruar kokë e këmbë me Danjën”, G Bani tregon bisedën me të dashurin e Danjës: Ai ka kërkuar që...

Shkruar nga Liberale
“Isha i dashuruar kokë e këmbë me Danjën”, G

G Bani ka pranuar se ka qenë i dashuruar me Danjën. Teksa ishte i ftuar në ‘Wake up’ pranoi se kur ishte në BBVA, kishte ndjenja, por tani jo më.

Ndërkohë, i dashuri i Danjës, pati paralajmëruar më herët se po i sosej durimi nga marrëdhënia midis Danjës dhe G-Banit në shtëpi.

“Po më soset durimi. Nuk i kam borxh asgjë”, ishte mesazhi që Redi i dërgoi Danjës.

Pas daljes nga shtëpia, G-Bani pranoi se i dashuri i Danjës, Redi ka komunikuar me familjarët e tij për të kërkuar që raporti mes tij dhe Danjës të ndërpritej.

Pjesë nga intervista e G-Banit:

Për kë thua që do të merrte malli?

G-Bani:Do më merrte malli për Danjën. Isha i dashuruar kokë e këmbë me të. Tani nuk jam më. Reflektoj dhe shikoj shumë shpejt se çfarë po ndodh. Jam i dashuruar me të qenit në dashuri. Më inspironte, ishte muza ime, e ushqeja unë këtë gjë. Dola nga dashuria shumë shpejt.

Ke pasur komunikim me Redin, të dashurin e Danjës?

G-Bani:Nuk kam pasur komunikim. Ai ka kontaktuar familjarë të mitë dhe ka kërkuar që të mbarojë kjo gjë. Ka qenë komunikim njerëzor, korrekt. Të ishte ndryshe, do ishte marrë vesh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH