Showbiz

Ja pse shpesh ëndërrojmë njerëzit që s’i kemi më…

Shkruar nga Liberale
Ja pse shpesh ëndërrojmë njerëzit që s’i kemi

Na ndodh që shpesh të shohim në ëndërr njerëz që kanë ikur nga kjo jetë. Teoritë për këtë janë të shumta dhe nuk ka një shpjegim ekzakt. Ka opsione që thuhet se mund të jenë arsyeja pse ne shohim ëndrra të tilla:

-Po e vuan ende humbjen

Nëse e keni humbur dikë krejt papritmas, është më e vështirë për ta hequr nga mendimet. Dhimbja për ta bëhet pjesë e një harku kohor të gjatë dhe që patjetër shoqërohet me ëndrra të tilla, sepse emocionet përçohen edhe në subkoshiencë.

-Ajo çfarë ndjen, projektohet përmes tyre

Makthet apo ëndrrat ku ne shohim të afërm apo familjarët që kanë vdekur të mërzitur apo inatosur, mund të jenë një pasqyrim i asaj “si jemi ne në të vërtetë”. Konfliket e brendshme shpesh mund të shfaqen kështu!

-“Vizitë përmes ëndrrës”

Kjo nuk është aspak diçka surreale, bazuar në përvojën e shumicës dërrmuese të njerëzve të cilët kanë rrëfyer se kanë “hequr mallin me të dashurit e tyre përmes ëndrrave”. Kjo shihet si një mënyrë për të zbutur dhimbjen.

-Frika për vdekjen

Ëndrrat e këtij lloji lidhen edhe me frikën që ju keni ndaj vdekjes. Thanatophobia, ose ankthi për vdekjen ka të bëjë me një panik ekstrem ku ti shqetësohesh për momentin dhe mënyrën si mund të vdesësh.

-Pikëllim i vonë…

Ëndrra të tilla kanë të bëjnë dhe me atë që njihet si pikëllimi i vonë. Kjo ndodh tek ata njerëz që e “ndrydhin” ndjesitë në momentin që përjetojnë humbjen e një personi të zemrës, duke u munduar të ecin përpara. Por jo vetëm ky rast. Përshembull, njerëz që edhe pse kanë një rast të rëndë në familje, u duhet të merren me ceremoninë mortore apo detaje të tjera dhe në një farë mënyre nuk kanë “kohë të vajtojnë”.

-“Dëshira për t’u lidhur”

Ju ka ndodhur ose mund ta keni dëgjuar nga dikush që thotë se “dëshiron aq shumë të shohë në ëndërr dikë që nuk e ka më fizikisht”…Edhe kjo dëshirë sjell ëndrra të kësaj natyre.

-“Ëngjëlli mbrojtës”

Ka njerëz që këto ëndrra i kanë lehtësim dhe motivim. Kjo sepse ata ndjejnë se kanë një lidhje të përjetshme me personin që shohin në ëndërr dhe e cilësojnë si “ëngjëll mbrojtës”, ndjesia që një person që e do shumë të sheh tërë kohën dhe të mbron.

-Mendimet e tepërta

Nëse e ke menduar dikë tërë ditën, gjasat janë të mëdha që ta ëndërrosh! Sidomos para gjumit, sepse këto mendime truri i integron direkt tek ëndrrat.

-Ke nevojë për “iluminim”

Përballja me momente të vështira ku shpesh s’dimë çfarë të bëjmë sjell nevojën për një forcë përtej realitetit. Shfaqja e të afërmve që kemi humbur në ëndërr është një mënyrë për t’ju inkurajuar.

-Ke një dëshirë që s’e realizon dot!

Sigmund Freud sugjeron se ëndrrat përfaqësojnë dëshirat që mbase kurrë s’kemi guxim t’ja themi vetes.

-Përballja me sfidat

Disa teori modern thonë se ëndrrat na ndihmojnë në përcaktimin e prioriteteve në jetë. Shfaqja e personave që s’janë më në këtë jetë në ëndrrat tona, simbolizon një lloj “udhëheqjeje” për gjetjen e zgjidhjes përgjatë sfidave.

-Ndikimi i kujtimeve

Truri është tejet aktiv edhe gjatë gjumit. Ndodh që herë pas here proceson edhe kujtimet e hershme, ku patjetër gjejmë edhe njerëz që nuk janë më pranë nesh fizikisht.

-Je treguar empatik me njerëzit

Nëse së fundmi je treguar shumë i sjellshëm me ata që të rrethojnë, ke ndihmuar dikë për të dalë nga një situatë e vështirë apo çdo lloj gjesti të tillë, atëherë ëndrrat vijnë në formë shpërblimi ose mesazhi.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH