Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë aktorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP 1”, Monika Lubonja. Ajo ka komentuar më shumë mbi këtë edicion të BBV si dhe ka analizuar lojën e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri…
Si e komenton lojën e Laert Vasilit?
BBV të shkon apo nuk shkon, sepse është përshtatje. Unë them se Laertit nuk i shkon, pavarësisht se është një Laert tepër i zgjuar, një Laert tepër i kulturuar, i vlerësuar.
Po. Do thoja që BBV e solli aty sepse ndonjëherë duam të sjellim ato figurat që kanë bujë.
Si e shikon daljen e Laertit në podcastin e Ilnisa Agollit, që ishte një ndër intervistat më të bujshme dhe të zhurmshme?
Aty mund të themi që ka qenë një nga intervistat më teatrale të Laertit. “Big Brother” është 24 orë në 24 orë, dhe ti sado të japësh e nuk je vetvetja, mund të dalësh aty para 300 kamerash, del e bën monologjet e tua, por pastaj harron. Se jeta e përditshme është gatimi, bisedat që do bëjmë… Por nuk them që Laerti nuk ka pasur debate, ka pasur debate shumë të mira, ka pasur debate që mua më kanë pëlqyer. Përshembull në debatet me Gertën unë them që Laerti ka qenë shumë më lart, pavarësisht se njerëzit duan të lartësojnë Gertën se e shikojnë si një femër fenomen. Por Gerta nuk ka sjellë asnjëherë një ngjarje të vet, por ka qenë gjithmonë e atashuar tek ngjarjet e të tjerëve. Ndërsa kur ka akuzuar Laertin, Laerti ka ditur të mbrohet jashtëzakonisht mirë. Pastaj se sa përshtatet Laerti, ajo është gjithmonjë përshtatshmëri, e ke apo nuk e ke brenda. Laerti do t’i tregojë njerëzve aty brenda por dhe publikut, që është i mençur, ai di dhe nuk ia hedh dot. Dhe kur vjen me këtë gjë nga jashtë, për mua je i humbur.