Showbiz

Elton John shpreson të jetojë edhe 20 vjet të tjera

Shkruar nga Liberale
Elton John shpreson të jetojë edhe 20 vjet të tjera

Sir Elton John është shprehur kohët e fundit se do jetojë edhe 20 vite të tjera.  

78-vjeçari, baba i dy djemve birsues, Zachary, 14 vjeç dhe Elijah 11 vjeç me bashkëshortin David Furnish, ka deklaruar se s’ka aspak dëshirë të flasë për vdekjen e tij.

“Kur je 77 vjeç dhe ke një familje dhe dy fëmijë, të mbetet vetëm një kohë e caktuar. Shpresoj se kam të paktën 20 vite të tjera”, ka thënë këngëtari për “Rolling Stone”.

Elton, i cili aktualisht po përjeton humbje të shikimit pas kontraktimit të një infeksioni të syrit, ka kaluar vite duke luftuar me varësinë nga droga dhe alkooli, por pasi i ka kapërcyer ato vështirësi, ai ka këmbëngulur se jeta nuk ka qenë gjithmonë e lehtë që atëherë.

Krijimi i albumit të ri LP ‘Who Believes in Angels?’ me Brandi Carlile i ka dhënë një jetë të re krijuesit të hitit ‘Rocket Man’.

Ai tha se muzika e ndihmon shumë të kapërcejë shumë gjëra, kurse familja dhe krijimi i albumit të ri, e kanë bërë të ndihet më i ri.

/Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH