Bashkia e Lezhës, në bashkëpunim me “UET Press”, Institutin Liberal të Tiranës “Pashko” dhe “Princ Adriatik Resort”, shpall konkursin mbarëkombëtar për Publicistikën “At Zef Pllumi” 2025.
Konkursi zhvillohet nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, dhe synon të vlerësojë botimet më të spikatura në publicistikë, memuaristikë, monografi dhe dokumente.
Kushtet e pjesëmarrjes
Në konkurs mund të marrin pjesë autorë me vepra të botuara nga 1 Janar 2024 deri më 28 Shkurt 2025.
Vepra duhet të jetë e botuar dhe jo në dorëshkrim, si dhe nuk duhet të ketë konkurruar më parë në ndonjë garë tjetër brenda hapësirës shqipfolëse.
Dorëzimi i veprave
✅ Afati i fundit: 10 Prill 2025
✅ Forma e dorëzimit: 5 kopje fizike në Bibliotekën Publike “Gjergj Fishta”, Lezhë, si dhe një kopje në format PDF në emailin: [email protected].
Juria e konkursit
• Ermir Nika – Doktor shkencash, kryetar
• Aleksandër Furxhi – Gazetar në Vision Plus, anëtar
• Alda Bardhyli – Drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, anëtare
• Prof. Dr. Arben Prendi – Shef i Departamentit të Gjuhë-Letërsisë në U.SH. “Luigj Gurakuqi”, anëtar
• Prof. Gjon Marku – Studiues, shkrimtar, anëtar
Ceremonia e ndarjes së çmimeve
Data: 21 Prill 2025
Vendi: “Princ Adriatik Resort”, Shëngjin
Ora: 11:00
Kontakte për më shumë informacion
Paulin Zefi – 0693560006
Email: [email protected]