Letërsi

Belina Budini: Privilegj dhe përgjegjësi të kryesoj jurinë e Çmimit "Lumo Skëndo" 2024

Shkruar nga Liberale

Belina Budini: Privilegj dhe përgjegjësi të kryesoj jurinë e

Nga Prof. Asoc. Dr. Belina Budini

Edicioni i radhës i Çmimit “Lumo Skëndo” na mblodhi sërish pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, në përkushtim të figurës së Mid'hat Frashërit. Do të jetë privilegj dhe përgjegjësi të kryesoj jurinë e këtij edicioni të katërt në vlerësim të botimeve të vitit 2024 në fushën e publicistikës, eseistikës e veprave studimore.

Ky çmim është një rast për ta sjellë institucionin e gjykimit kulturor në nivel më të lartësuar në hapësirën publike shqiptare për vetë faktin se kjo figurë intelektuale e shumanshme përbën një gur themeli, duke qenë ajo e një prej etërve themelues të kombit shqiptar dhe ideolog e frymëzues idealist i shqiptarizmës. Është një figurë thellësisht demokratike, që na ka bërë edhe ne si juri të jemi më demokratike, të ftojmë dhe të kemi gjithmonë kontribute nga intelektualë, publicistë, eseistë, studiues të të gjithë spektrit, pavarësisht angazhimeve të tyre politike.

Edhe pse manipuluesit e historisë janë përpjekur ta lënë jashtë dhe ta minizojnë rolin dhe kontributet e tij historike, vepra e Mid’hat Frashëri po vjen e plotë nën kujdesin e Institutit “Lumo Skëndo” dhe ky Çmim po kontribuon në njohjen dhe rivlerësimin e figurës së tij si një personalitet idealist për kontributet e tij kulturore e historike.

Duke qenë edhe një nga autoritetet vlerore më të larta shqiptare, Mithat Frashëri i bën nder çdo emri që asociohet me të, në respekt të karakterit idealist, etikës e moralit intelektual, ndaj ndihem e nderuar të jem në krye të kësaj jurie që ashtu si edicionin e kaluar, ka vendosur kritere rigoroze në drejtim të kultivimit të vlerave të tilla të cilat vetë Mid’hat Frashëri i ka mishëruar në veprën dhe jetën e vet.

* Dekane e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Edukimit Liberal, Universiteti Europian i Tiranës

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH