Aktualitet

"Zgjedhorja", Gjiknuri: Brenda javës tjetër mbyllim paketën ligjore

Shkruar nga Liberale
"Zgjedhorja", Gjiknuri: Brenda javës tjetër mbyllim

Këshilli Politik u mblodh sërish pasditen e sotme në Pallatin e Kongreseve një ditë pas dakordësimit për Reformën Zgjedhore.

Në mbledhjen që zgjati pak më shumë se gjysmë ore, është diskutuar për gjitha pikat për të cilat është rënë dakord mbrëmjen e djeshme: Identifikimi elektronik, administrata zgjedhore dhe përbërja e KQZ.

Në fund të mbledhjes, Damian Gjiknuri tha se palët u ngarkuan detyra ekspertëve për të materializuar marrëveshjen e arritur.

"Mbledhje pune. U ngarkuam disa detyra erkspertëve dhe brenda javës që vjen do të mbyllim të gjithë paketën ligjore për të materializuar marrëveshjen. Sa të mbarojë këtu do të shkojë direkt në Komisionin e Reformës, është punë ditësh", tha Gjiknuri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH